Pershendetje! Kam nje krisja ne lidhje dhe kam nje femij ne mes. Nuk kam ber celebrim dhe femija eshte ne trungun e partneres time. Dhe ju lutem a mund te me shpjegoni se si une babai i atij femije mund te marr kujdestarin e atij femije. Eshte ber regjistrimi ne emrin dhe mbiemrin tim por jo ne trungun tim familjar?
Cfar duhet te bej qe ta marr une ate femij?
Ju faleminderit.
Përshëndetje,
Ju mund ti drejtoheni gjykatës për të kërkuar caktimin e kujdestarisë së fëmijës së lindur nga bashkëjetesa. Në gjykim do të caktohet nga ekspertja (psikologia) dhe më pas gjykata se kush do të jetë kujdestari fëmijës. Gjithashtu, gjykata përcakton për njërin nga partnerët detyrimin financiar për pensionin ushqimor, si dhe të drejtën e takimeve mujore.
Ju falenderojmë që na kontaktuat!