Pershendetje ,jam punonjes ne ossh pjesë e Oshee Grup prej 6vitesh ,rreth nje muaj e disa dit me pare me kerkuan te ndryshoje pozicionin nga punonjes drejtoria se kontrollit ne nje pozicion tj,u detyrova e pranova ndryshim e pozicionit problemi eshte se me caktuan ne nje drejtori rajonale qe te them te drejten punet me Dr rajonal si kam pas mir dhe jam sulmuar indirekt historikisht nga ky drejtues. Por perseri para dy javësh me kerkuan perseri te ndryshoja pozicionin ne nje tjetër dhe nuk pranova pasi i thash qe un e kam firmosur një pozicion. Diku nga data 15.prill me ka ardhur një dokument me lenden: zgjidhje te mardhënieve te punës ne menyre te menjëhershme ,theksoj nuk kam marr asnjëherë verejtje dhe kam shkuar korrekt te vendi punës qe kam firmosur me kompaninë edhe pse funksionet nuk me Kan lejuar ti kryej.
Kam nevojë per një mendim nga ju faleminderit
Përshëndetje,
Zgjidhja e kontratës nga punëdhënësi, konsiderohet pa shkaqe të arsyeshme, kur:
Nëse kontrata zgjidhet pa shkaqe të arsyeshme, punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit në gjykatë brenda 180 ditëve nga dita e përfundimit të afatit të njoftimit.
Punëdhënësi që ka zgjidhur kontratën pa shkaqe të arsyeshme, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit. Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim gjykate të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë këtë vendim.
Punëdhënësi nuk mund të zgjidhë kontratën në kohën kur, sipas legjislacionit në fuqi, punëmarrësi përfiton pagesë paaftësie të përkohshme në punë nga punëdhënësi ose sigurimet shoqërore, për një periudhë deri në një vit, si edhe kur punëmarrësi është me pushime të dhëna nga punëdhënësi.
Faleminderit që na kontaktuat!