Pershendetje,
jam pronari i nje shtepie ku ne certifikaten e shitjes jam pronar i vetem. Ne shtepi me mua kan jetuar gjithmon prinderit dhe ne fillim edhe motra qe me pas u martua. Aktualisht rri dhe motra ne shtepi per arsye se i ndodhi nje fatkeqesi per ta ndihmuar e lejuam te rrinte per nje fare kohe tek ne edhe pse ajo fare kohe esht kthyer ne 12 vite. Tani i themi qe duhet te largohet (motra ka shtepi tjeter qe i ka ngelur nga burri qe nuk jeton me) por ajo insiston qe nuk del nga shpia sepse i takon pjesa e babait. Babai ama nuk ka pjes ne shtepi sepse shtepia esht ne emrin tim qe ne kontraten e shitblerjes. Mund te me informoni me cfar baze ajo kerkon pjesen e babait ne shtepin time? Ka ndonje ligj qe nuk njoh apo mos e marr per baze cfar thote? Faleminderit
Pershendetje!
Nese ju jeni pronar i baneses, motra nuk ka te drejte te kerkoj pjese takuese nga babai. Babai nuk ka gje ne pronesi qe ajo te perfitoj pjesen e saj takuese. Keshtu qe mos e merrni per baze kerkesen e saj. Per me shume informacion mund te paraqiteni prane zyres tone.
Faleminderit qe na kontaktuat!