0 Comments

Pershendetje.

Jam banor i nje pallati ne Korce i cili eshte ne proces legalizimi.
Aluizni na njoftoi se meqenese ndertuesi nuk i ishte pergjigjur njoftimit, procedura do te vazhdonte sipas VKM 1180 date 24.12.2020 pra legalizimi do te behej ne favor te poseduesve.

Me nje njoftim te dates 28 shkurt 2022 njoftohemi se duhet te dorezonim prane aluiznit ASHK ” dokumentin qe provon maredhenien juridiko-civile me subjektin ndertues”.
Une dorezova nje akt marveshje te lidhur para noterit ne daten 9 korrik 2008 ku percaktohet se ndertuesi me shet mua nje hyrje prej 105 m katror me vlere 45milion te vjetra, percaktohet se une i kam paguar 40milion te vjetra dhe diferencen do ta paguaj kur te marr aktin e pronesise.
Kopjen e marveshjes e dorezova dhe punonjesi ASHK ma kerkoi te noterizuar pa patur asnje pretendim edhe kur ja noterizova.
Nje dite me vone me telefonojne nga ASHK dhe me thone qe duhet te dorezoj nje marveshje me ndertuesin ku te percaktohet qe kam shlyer ndertuesin.
Nga ana e tij ndertuesi nepermjet administratorit te pallatit i cili na perfaqeson prane ASHK, njofton gjithe banoret qe te bejne te njejten gje me ndertuesin.
Nje gje nuk shkon ketu: Nga nje ane ASHK pohon se ndertuesi nuk gjendet per te bere legalizimin. Nga ana tjeter na kerkon ne ta gjejme dhe te bejme marveshje te re.

Theksoj ketu se procedura e matjeve te hyrjeve te pallatit dhe skica qe na u vu ne ne dispozicion u bazua pikerisht mbi marveshjet e para qe ne kishim me ndertuesin.
Ju lutem nje mendim per keto veprime dhe a eshte e bazuar ne ligj kerkesa e ASHK per marveshje te dyte pasi neni 11 i VKM 1180  shprehja ” dokumentin qe provon maredhenien juridiko-civile me subjektin ndertues” nuk presupozon dokument te ri apo kushte specifike.

Ju faleminderit

Genti Sejrani Changed status to publish 25 Mars, 2022