Pershendetje,
Jam nje qytetar nga Cerriku.Kam ne pronesi nje shtepi e cila ka nje garazh me dalje ne rrugen kryesore,pra:(garazhi-trotuari-rruga kryesore).
Rruga kryesore ka dy korsi me nje sens levizje, secila ane e rruges ka te vijezuar vend parkime.
Ana e rruges ne te cilen ndodhet dalja e garazhit tim, ka te vijezuar me blu vendparkimet, dmth se shpejti do te aplikohet pagesa.
Theksoj se dalja e garazhit( vendparkimi para garazhit ) nuk eshte i kufizuar me vijezim blu ,pra nenkupton hyrje-dalje.
Detyrohem te parkoj makinen time para garazhit sepse njerez te papergjegjshem me bllokojne hyrje-daljen,duke parkuar makinat e tyre.
Cfare mund te bej konkretisht qe t’i jepet nje zgjidhje kesaj situate? Ndoshta vendosja e nje tabele ndalohet parkimi tek dera garazhit bashke me tergen e makines sime, a me lejohet te vendos pengesa fikse para garazhit? Nese parkoj para garazhit tim, a penalizohem me gjobe?
Faleminderit!
Përshëndetje!
Nëse automjetet e tjera bllokojnë hyrje-daljen e garazhit, kjo mund të kundërshtohet dhe duhet kërkuar ndërhyrja e strukturave kompetente. Megjithatë, nuk rekomandohet të vendosni vetë pengesa fikse, shtylla apo tabela zyrtare “Ndalohet parkimi”, pasi hapësira para garazhit, nëse është pjesë e rrugës/trotuarit publik, nuk është pronë private. Zgjidhja më e mirë është të bëni një kërkesë me shkrim në Bashkinë Cerriku, duke kërkuar verifikimin në terren dhe vendosjen e sinjalistikës së përshtatshme për të garantuar hyrje-daljen e garazhit. Sa i përket parkimit të automjetit tuaj përpara garazhit: mund të gjobiteni, nëse ajo hapësirë është e përcaktuar si vendparkim publik dhe parkimi aty është i rregulluar me pagesë ose me sinjalistikë. Prandaj, mos e zgjidhni me iniciativa personale, kërkoni që Bashkia ta përcaktojë dhe ta sinjalizojë zyrtarisht hapësirën përpara garazhit si hyrje-dalje.
Faleminderit që na kontaktuat