0 Comments

Parashkrimi fitues

Pershendetje,

Babai im eshte posedues i nje banese prej 31 vitesh, por ne momentin e blerjes ne vitin 1989 nga gjyshi im, blerja eshte bere vetem me nje leter dore para keshillit te lagjes dhe ne prani te deshmitareve. (nuk ka kontrate shitblerje noteriale dhe nuk eshte regjistruar ne zrpp. Kjo sepse banesa ne fjale ne momentin e shitblerjes nuk ishte ne emer te shitesit. Banesa ishte akoma ne emer te babait te shitesit, edhe pse kishte nderruar jete, nuk ishte pjestuar si pasuri dhe shitesi nuk kishte nje deshmi trashegimie qe vertetonte origjinen e prones. Ishte bere thjesht nje ndarje faktike mes vellezerish te pjeseve qe dispononte secili).Gjithashtu ne vitin 1995 shitesi (trashegimtar i 1/4 ) ka bere nje prokure tek noteri duke i kerkuar vellit te tij qe te ndjeki te gjitha procedurat e nevojshme ligjore per te nxjerre certikaten e pronesise ne emer te babait tim ,dhe deklaronte qe nuk ka me asnje pretendin mbi pronen ).

Dua te theksoj qe edhe sot banesa vazhdon akoma e papjestuar (nuk eshte bere me asnje veprim juridik) dhe nuk ka pasur ne asnje moment pretendime nga ana e trashegimtareve te pales shitese per rivendikim te pasurise. A mund te hap sot nje gjyq per vertetimin gjyqesor te faktit me objekt parashkrimin fitues? Jemi para parashkrimit fitues me titull ne kete rast apo pa titull? Cilat do te jene palet e paditura? Duke qene se te gjitha faturat e dritave dhe ujit jane akoma ne emer te gjyshit tim edhe pse ka nderruar jete prej 25 vitesh nqs e fitoj pronesine pronar do te jete vetem babai im apo edhe vellezerit dhe motrat e tij si trashegimtare te gjyshit? Persa i perket faktit qe banesa eshte akoma e papjestuar perben problem ne hapjen e gjyqit per parashkrim fitues?

Genti Sejrani Changed status to publish 6 Maj, 2023