Pershendetje.kam nevoje per nje informacion.kam nje prone te trasheguar ku 3/4 e prones jan te miat dhe 1/4 e halles time. Un doja te dija si mund ta ndajme kete prone pasi halla ime nuk do as ta ndaje as ta shesi as pranon para ne kembim te pjeses se saj. Nuk di si te veproj. Nje informacion nga ju do me ndihmonte shume. Ju falenderoj
Përshëndetje,
Mund ti drejtoheni gjykatës për pjesëtimin në mënyrë fizike të pasurisë. Ti merr pjesën takuese 3/4 dhe ajo nëse është e mundur ndarja fizike merr 1/4 ose nëse jo caktohet vlera ne lek që përfiton për pjesën takuese 1/4.
Faleminderit që na kontaktuat!