Përshëndetje,
Ju mund të aplikoni pranë Njësisë Administrative ku banoni, për të përfituar nga programet e strehimit social. Programi që mund të përfitoni është bonusi qerasë. Më poshtë po tregojmë listën e plotë të dokumnetave që duhet për të gjithë kategoritë, por ju do plotësoni vetëm ato që duhen për kategorinë që ju i përkisni.
- Certifikatë e gjendjes familjare dhe fotokopje të kartës së identitetit të aplikantit.
- Dokumentin zyrtar të celebrimit (certifikatë martesore).
- Vërtetimin e të ardhurave nga punëdhënësi për të gjithë anëtarët madhorë, të cilët janë në marrëdhënie pune.
- Vërtetimin nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse si punëkërkues.
- Vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
- Vërtetimin nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore, për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar.
- Vërtetimin për vazhdimin e studimeve në institucionet e arsimit të mesëm ose të lartë, për anëtarët e familjes që janë nxënës/studentë.
- Vërtetimi nga organet tatimore për të gjithë anëtarët madhorë të familjes, nëse figuroni ose jo të regjistruar në sistemin informatik të Drejtorisë Rajonale Tatimore, Tiranë.
- Pasqyra financiare për vitin kalendarik të shkuar për personat e vetëpunësuar e njehsuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore.
- Vërtetimi nga Drejtoria Rajonale Tatimore për derdhjen e kontributeve te sigurimeve shoqërore e shëndetësore, për të gjithë anëtarët madhorë të familjes, të cilët janë në marrëdhënie pune.
- Vërtetimi nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Tiranë për të gjithë anëtarët madhorë nëse, disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë.
- Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotërojnë anëtarët madhorë të familjes , kur disponojnë pronësi.
- Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të vendit të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për anëtarët madhorë të familjes .
- Vendimin e gjykatës origjinal ose i noterizuar, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara, shoqëruar me vërtetimin nga zyra përmbarimore për masën e pensionit ushqimor që përfiton sipas vendimit të gjykatës.
- Libreza e jetimit, lëshuar nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit origjinal ose i noterizuar.
- Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar, për individë me aftësi të kufizuara origjinal ose i noterizuar.
- Dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”.
- Dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Burgjeve.
- Vërtetimi i lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës”.
- Vërtetim komuniteti rom dhe egjiptian, për familje që i përkasin kësaj kategorie.
- Deklarate noteriale që lëshohet nga kryefamiljari, i cili shprehet se është dakord që bonusi të lëvrohet për aplikantin që rezulton i përfshirë në formularin e strehimit.
- Vërtetimi për banesat në rrezik shembje, Kopje të procesverbalit pas shembjes së banesës e cila është prekur nga zbatimi i investimeve dhe projekteve publike, fatkeqësi natyrore, etj.
- Kontrate qiraje nëse e disponon.
Faleminderit që na kontaktuat!