0 Comments

I nderuar Avokat

Quhem Eralba Zeneli dhe po iu kontaktoj për të shpjeguar një situatë serioze lidhur me sigurinë e të dhënave të mia personale. Kohët e fundit kam marrë telefonata anonime nga individë që pretendojnë se kanë në posedim të dhënat e mia personale nga baza e të dhënave të Apple,zyra e Teleperformance Tiranë.

Më kanë kërcënuar t’i bëjnë publike të dhënat e mia dhe më kanë dërguar një fotografi që përmban informacionet e mia personale, duke përfshirë emailin, adresën e banimit dhe numrin e telefonit.

Në fotografi duket qartë logoja e Teleperformance nga një faqe e brendshme e Apple, support.icloud.apple.com. Nga ku nuk aksesohet online nga të gjithë.

Ky incident më ka shkaktuar një shqetësim të madh dhe ndjenjë pasigurie për mbrojtjen e të dhënave të mia personale.

Pas konsultimit me ju, nuk e di nëse më sugjeroni të kërkoj bashkëpunimin e Teleperformance përpara se të ndërmarr hapa ligjore kundrejt Apple dhe Teleperformance.

Ju lutem të më ndihmoni të kuptoj se cilat janë hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmarrim dhe çfarë masash ligjore janë të disponueshme për të mbrojtur të drejtat e mia dhe për të kërkuar dëmshpërblim për dëmin që më është shkaktuar.

Kam verifikuar se, sipas klauzolave të publikuara në faqen zyrtare të Apple për situata të ngjashme, unë kam të drejtë të kërkoj dëmshpërblim për dëmin që më është shkaktuar nga publikimi i të dhënave të mia personale nga website i brendshëm i Apple.

Kështu që, a është e mundur të kërkoj dëmshpërblim nga Teleperformanca përpara se të procedojmë në mënyrë ligjore?

Faleminderit paraprakisht për ndihmën tuaj.

Me respekt,

Eralba Zeneli

eralbazeneli@gmail.com

+355674993627

Genti Sejrani Changed status to publish 6 Qershor, 2024