Pershendetje!
Kam qene i punesuar ne administrate si nenpunes me status civil,por per plotesim gabim te formularit te dekriminalizimit jam liruar nga sherbimi civil.
Mka kapur pika 3 germa “ç” e Vendimit nr 17/2016.
Doja te dija nga ju a kam te drejte te konkuroj perseri per nenpunes me status ne sherbimin civil? Apo ka ndonje penges 2-7 vjet ndoshta,ose per gjithe jeten nuk lejohet?
Do doja nje interpretim per piken 3 germa “ç” e Vendimit nr 17/2016.
Faleminderit!
Përshëndetje,
Referuar gërmës “ç” të pikës 3, të Vendimit nr.17/2016, nuk mund të konkuroni, pasi thuhet qartë se, pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota, dhe të pasakta në të passjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik.
Faleminderit që na kontaktuat!