Pershendetje, Me eshte kerkuar te redaktoj nje kontrate sherbimi e cila lidhet mes nje institucioni publik dhe nje personi fizik.
Ne fillim te kontrates thuhet qe kontrata lidhet mes institucionit (qe perfaqesohet nga zyrtari B) dhe personit C (mbajtes i kontrates) por ne fund firmoset per institucionin nga zyrtari A dhe nga zyrtari B, (Zyrtari A eshte me lart ne hierarki se zyrtari B) si dhe nga Personi C (mbajtes i kontrates) dhe nga nje person i katert D i cili eshte pjese sektoresve te institucionit.
Eshte e sakte?
Përshëndetje,
Nuk është domosdoshmërisht e rregullt. Duhet të ketë përputhje midis personit të përcaktuar në kontratë si përfaqësues i institucionit dhe personit që e nënshkruan atë. Nëse firmosin edhe persona të tjerë, duhet të përcaktohet qartë cilësia dhe kompetenca e tyre për nënshkrim. Pra, nuk mjafton që janë pjesë e institucionit; duhet të kenë autorizim ose rol të përcaktuar në kontratë.
Faleminderit që na kontaktuat