Neni 24 i Kushtetutës garanton si mëposhtë:
1. Liria e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar.
2. Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t’i shfaqë
ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit,
arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve.
3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi
fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij