Pershendetje,
Djali im dashuron nje vajze, e cila eshte ende 16 vjec. Kane rreth 7 muaj qe jetojne bashke. Vajza nuk deshiron te kthehet tek shtepia e prinderve sepse ati i saj ushtron dhune. Gjitjashtu babai vazhdon ben presion kundrejt djalit dhe vajzes se do te arrije deri te vrasja. Kerkoj ndihmen tuaj.
Zgjidhja ne rastin tuaj per te mbrojtur djalin eshte te kerkoni urdher te menjehershem mbrojtje nga gjykata.
Per vajzen ajo mund te kerkoje autorizim nga gjykata per lidhjen e marteses pa arritur moshen madhore, nese edhe djali eshte dakord per kete lidhje. Ne te kundert vajza eshte minorene dhe duhet te qendroje prane familjes se saj. Vajza nese ndihet e kercenuar nga babai sepse e dhunon duhet te shkoje ne komisariat per denoncim dhe te hape ceshtje penale per dhune ne familje. Gjithashtu mund te kerkoje urdher te menjehershem mbrojtje nga gjykata dhe te kerkoje largimin nga shtepia te dhunuesit.