Pershendetje,
BASHKIA Tirane bashke me donatorin e zgjedhur ri-ndertuan shtepine e prishur nga termeti por se fundmi ka pranuar qe per ate shtepi nuk ka leje ndertimi.
Shtepia eshte marre ne dorezim me dokument protokolli nga Njesia administrative. Nuk po dime se cfare te bejme?
Përshëndetje,
VKM-ja nr.408, datë 13.5.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, të ndryshuar, përcakton se:
“1/1. Autoriteti vendor vendos, me procedurë të përshpejtuar, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e paraqitjes së aplikimit në sistemin e-leje, për pajisjen me leje ndërtimi, për ndërtimin, riparimin apo restaurimin e objekteve të dëmtuara, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile.
Përjashtimisht, vetëm për këto raste, autoriteti përgjegjës për miratimin e lejeve të ndërtimit për ndërtimin, riparimin apo restaurimin e objekteve të dëmtuara, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile, është kryetari i bashkisë brenda territorit administrativ të bashkisë ku kërkohet leja me procedurë të përshpejtuar, dhe:
Nëse ke dorëzuar dokumentat e e pikës 3 dhe 4, i mbetet bashkisë problemi që nuk të ka pajisur me leje. Në këtë situatë duhet ti kërkosh bashkisë të pajisë me lejen.
Faleminderit që na kontaktuat!