Kam mar denim sherbim prove per 4 vite ,por kam hedhur per Apel ne Tirane a me pengon per te perfituar amnistin?
Faleminderit !
Përshëndetje,
Përfitojnë amnisti personat meshkuj, të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 31.01.2024, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.
Vendimi juaj nuk është akoma i formës së prerë, pasi e keni ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Ndaj, nuk mund të përfitoni nga amnistia.
Ju falenderojmë që na kontaktuat!