AB eshte sekretare pergjegjesw e 1 ministrie 1-Ajo ka shkelur rregullat e menaxhimit te brendshëm publik
2- Nuk i ka kërkuar njësive te ministrisë raportimet periodike te realizimit te objektivave te njësive
3-Nuk ka kërkuar ne kohe masat sqaruese sipas kerkeses te ministrit
4-Nuk ka kontrolluar cilësinë e pajisjes me te blera përmes nje procesi te prokurori mit publik per sherbimin e provës ne RSh
Bazuar ne sa me siper ministri kerkon fillimin e procedurave disiplinore ndaj AB
A ka te drejte ministri ?
Cili eshte organi kompetent?
Sipas ligjit civil
Përshëndetje,
Në nenin 59 të ligjit nr. 152/2013 “PËR NËPUNËSIN CIVIL”, përcaktohet se kush mund të filloj procedimin disiplinor:
4. Komisioni disiplinor fillon procedimin:
a) me kërkesë të eprorit direkt të nëpunësit civil;
b) me rekomandim të çdo organi tjetër publik ose njësie me kompetenca kontrolli administrativ, inspektimi financiar apo auditi, ose të çdo zyrtari tjetër me detyra kontrolli hierarkik mbi nëpunësin civil;
c) me nismën e çdo anëtari të komisionit, bazuar në fakte konkrete të provueshme për kryerjen e një shkeljeje disiplinore.
5. Përveç sa parashikohet në pikën 4 të këtij neni, në rastin e një anëtari të TND-së, komisioni disiplinor fillon procedimin disiplinor edhe me kërkesë të DAP-it.
Faleminderit që na kontaktuat!