Përshëndetje,
Sipas ligjit Nr. 139/2015 “PËR VETËQEVERISJEN VENDORE”, një nga detyrat e Këshillit të qarkut është:
- Miraton strukturën, organikën dhe kategoritë/klasat e pagave për çdo pozicion të shërbimit civil dhe rregulloret bazë të administratës së qarkut, të njësive e të institucioneve buxhetore në varësi të qarkut, si dhe numrin e personelit të tyre, kërkesat për kualifikim, pagat dhe mënyrat e shpërblimit të punonjësve e të personave të tjerë, të zgjedhur ose të emëruar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Faleminderit që na kontaktuat!