Ne biznesin tim u be nje kontroll nga AKU ,ku u sekuestruan shume produkte.Gjithe produktet e sekuestruara i shenuan ne fletore.Pasi perfundoi sekuestrimi nuk me lane nje kopje te procesverbalit.A eshte e ligjshme te mos kem nje kopje te procesverbalit ne momentin qe ata largohen nga dyqani?
Pershendetje!
Përsa i përket pyetjes tuaj neni 45 i ligjit nr.10 433, datë 16.6.2011 “PËR INSPEKTIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, përcakton se:
Mbajtja dhe njoftimi i procesverbalit
2. Procesverbali, si rregull, mbahet në vendin e inspektimit dhe i njoftohet, pa vonesë, subjektit
të inspektimit nëpërmjet dorëzimit personal. Nëse përfundimi i procesverbalit në vendin e
inspektimit nuk është i mundur, ai përfundohet në zyrat e inspektoratit dhe njoftohet brenda 5
ditëve nga data e përfundimit të inspektimit.
3. Procesverbali përmban informacion të hollësishëm për veprimet e inspektimit, gjetjet e tij dhe
vendimet procedurale të marra gjatë inspektimit dhe shoqërohet me listë-verifikimin e plotësuar
gjatë inspektimit.
4. Procesverbali i inspektimit përmban, gjithashtu, informacion për të drejtën e subjektit të
inspektimit që të paraqesë me shkrim apo me gojë shpjegimet apo kontestimet e tij për faktet dhe
rrethanat e konstatuara në procesverbal, brenda një afati të përcaktuar nga inspektori, por jo më
të shkurtër se 8 ditë nga data e njoftimit të procesverbalit, për paraqitjen e këtyre komenteve, si
dhe organin ku paraqiten këto komente. Pas kalimit të këtij afati, vendimi përfundimtar mund të
merret pa qenë i nevojshëm dëgjimi i mëtejshëm i subjektit të inspektimit. Shpjegimet apo
kontestimet e subjektit të inspektimit janë pjesë e dosjes.