Pershendetje a esht e mundur qe nje veper penale e kryer para 6 viteve te mos rezultoje me tek deshmia penalitetit? Flm nese mund te hiqet tek deshmia cilat jan hapat qe duhen ndjekur
Neni 69, i Kodit Penal parashikon rastet kur personi do te quhet i padënuar (mos rezultimi tek dëshmia penalitetit), të cilat janë:
a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve ngadita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale
Nga sa me siper, ju do të kategorizoheni sipas veprës penale që jeni dënuar. Që tek dëshmia penalitetit të dal i padënuar duhet të plotesohen 2 kushte: E para, vendimi të jetë ekzekutuar. E dyta, të mos keni kryer asnjë vepër tjetër penale për një afat siç është përcaktuar më sipër nga përfundimi i vuajtjes së dënimit.
Në rast se i plotësoni kushtet më sipër dëshmia e penalitetit do rezultojë si i padënuar.
Faleminderit që na kontaktuat!