Nesër, 8 prill 2024, ora 10:00
Përpara Bashkisë Tiranë
Nesër, në ditën ndërkombëtare te romëve, do të mbahet para Bashkisë Tiranë protesta e 40 familjeve të Ish-komunales.
Në fundin e vitit të kaluar, banorët u nxorën në mënyrë të padrejtë nga programi i rindërtimit, program përmes të cilit ata do të pajiseshin me apartamente ne fund.
Banoret i kanë ndjekur të gjitha procedurat e ankimimit, kanë zhvilluar dhe nje protestë para Bashkisë Tiranë, protestë në të cilën banorëve iu premtua ngritja nje komisioni rivleresimi nga Bashkia Tiranë, sa i perket proceduarave qe i ishin ndjekur, për t’i dhënë zgjidhje problematikës së tyre sa më shpejt.
Afatet kane kaluar, dhe nga Bashkia Tiranë ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Për këtë arsye, banorët e Ish-komunales Tiranë do të jenë në protestë përpara Bashkisë Tiranë, për të kerkuar edhe njëherë zgjidhjen në mënyrë urgjente të problematikës së tyre.
