Protesta para maternitetit ‘Koço Gliozheni’ mblodhi sot aktivistë për një reagim publik ndaj vdekjes së dy nënave pas lindjes në këtë spital javës së shkuar. Aktivistët u shprehën se ka një përkeqësim të situatës në spitalet publike. Neni 96 i Kodit Penal dikur përcaktonte se nga gjobë deri në 5 vite, tashmë mjekët dënohen vetëm deri në 2 vjet burgim, nëse vërtetohet se ka pasur vdekje për shkak të neglizhencës. Kush nuk paguan, nuk merr shërbim në momentin e duhur duke shkaktuar edhe vdekjen, thanë protestuesit. Ndërkohë vazhdimisht ndjekim lajme për abuzim me mjetet dhe aparaturat e spitalit, ku rryshfeti bëhet faktor për ta përfituar shërbimin i pari.
