Protestuam para disa javësh kundër gjuhës së urrejtjes para RTSH-së, por kjo gjë nuk ngeli aty.
Padyshim, reagimi kishte si synim ndryshime/përmirësime ligjore.
Ndaj, sot ishim pjesë e takimit me Autoritetin e Mediave Audiovizive për të dhënë sugjerimet tona mbi ndryshimet që do i bëhen Kodit të Transmetimit.
Hapi pozitiv është që Kodi do të përmbajë seksion të posaçëm për ndalimim e përdorimit të gjuhës së urrejtjes në OSHMA-të.
