Projekt-vendimi për shtëpitë mbi 50-vjeçare: nuk përcaktohen kriteret e shpronësimit

1 Mars, 20230
Projekt-vendimi për auditimin teknik të ndërtesave 50 vjeçare ka ngritur me të drejtë alarmin e shoqërisë civile dhe qytetarëve, pavarësisht ‘garancisë’ verbale që kanë dhënë sot kryetari i bashkisë Tiranë Veliaj dhe drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli.
Arsyeja e shqetësimit është mënyra e formulimit të projekt-vendimin, në pikën që e njohim deri më sot.
Së pari, ndërtesat janë emërtuar objekte, duke i zhveshur ato nga karakteri pronësor. Më tej, ato ndahen në kategori, në varësi të përdorimit të tyre, që më tej jep idenë se nuk janë në pronësi të individëve, por ‘në përdorim’.
Së dyti, në asnjë pikë nuk qartësohet çfarë roli kanë qytetarët në procesin e auditimit teknik si pronarë të banesave dhe si do procedohet në rastet kur ndërtesat në pronësi të qytetarëve do duhet të shemben. Nuk përcaktohet si do kthehet prona te pronari e as në bazë të cilave parametra do vendoset mënyra e rindërtimit të shtëpive nga e para.
Marrë parasysh rastet e shpronësimit të disa familjeve në rrugën Myslym Keta, ku banorët pas ndryshimit të papritur të statusit të pallatit nga një riauditim privat, u nxorën nga shtëpitë e tyre si të pastrehë dhe sot do përfitojnë në bazë të ligjit për shpronësim, dhe as do marrin më shtëpi në zonën ku banonin, lind një dyshim. Dhe dyshimi është i bazuar në mangësi të jashtëzakonshme të projekt-vendimit.
Në foto: Dokumenti i siguruar nga Scan TV

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania