Shtohet numri rasteve kur anëtarëve të minoriteteve egjiptiane dhe rome i bllokohen numrat e llogarisë bankare në mënyrë të paligjshme. Në shumicën e rasteve ata janë garant apo debitorë në institucione bankare.
Një nga rastet që po ndjekim është dhe i qytetarëve Xh.H. dhe M.H. në Lezhë, të cilëve po i kërkojnë të paguajë të njëjtën kontratë 2 herë nga ana e 1 shoqërie financiare që ka ceduar kredinë e tyre.
Duke qenë se në rastin konkret, bashkëshortes i kanë bllokuar pagën në bankë, ajo iu drejtua një emisioni investigativ. Pas bërjes publike të emisionit, përmbaruesi u tërhoq duke vendosur zhbllokimin e pagës së zonjës.
Kemi sinjalizuar për këto shkelje të gjitha institucionet përgjegjëse.
Drejtësi Sociale po i ofron ndihmë juridike parësore dhe dytësore për të zgjidhur këtë problem.