Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, pranoi kërkesën tonë për rrëzimin e ankimimit të Bashkisë Tiranë ndaj vendimit nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. KMD kishte konstatuar diskriminim të z. A.R nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Bashkia Tiranë. Ankimimi i bashkisë në gjykatë u rrëzua sepse provuam që kërkesa ishte depozituar jashtë afateve ligjore.
Duke besuar që prova që kemi dërguar në gjykatë është mjaftueshëm kokëfortë për rastin, shpresojmë që bashkia të mos vazhdojë ankimimin në apel, që të procedohet për dëmshpërblimin e familjes së dëmtuar nga largimi i padrejtë nga puna.
“Kjo ndihmë ofrohet në kuadër të projektit “Mbrojtja ligjore mjet për organizimin komunitar të komunitetit rom dhe egjiptian”, mbështetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine“
