Jemi pranë njësisë administrative nr.2 për rastin e një zonje për të marrë ndihmë ekonomike. Ajo është e papunë dhe nuk ka marrë më parë asnjë ndihmë. Sot po aplikojmë për ndihmën ekonomike, më pas do vazhdojmë me procedurat për bonusin që fiton si nënë me mbi tre fëmijë. Do shqyrtojmë edhe listën me dokumenta për bonus qiraje, meqë është edhe e pastrehë, për të parë nëse e përfiton. Zonja është në proces divorci dhe ish-bashkëshorti është larguar duke e lënë atë me gjashtë fëmijë. Ndërkohë, jemi të angazhuar edhe me përfundimin e procesit të divorcit.
