Pjesëmarrje në takimin me NDI, Kuvendin dhe OJF

14 Qershor, 20240

Morëm pjesë në takimin e përbashkët të zhvilluar nga NDI në Kryesinë e Kuvendit me pjesëmarrje të Sekretariatit për #Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit dhe përfaqësuesve të organizatave të #shoqërisë civile dhe medias. Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme për promovimin e transparencës, si dhe hapat për përmirësimin e këtij procesi.

Përfaqësuesi Drejtësi Sociale theksoi këto problematika përsa i përket mungesës së transparencës gjatë proceseve ligjvēnëse:

🔴 Mungesa e transparencës apo #konsultimit gjatë procesit të miratimit të projektligjit për #buxhetin e shtetit.

🔴 Mungesa e transparencës dhe informimit të organizatave për pranimin apo mospranimin e sugjerimeve/komenteve që ata i dërgojnë #Komisioneve Parlamentare sipas ligjit “Për konsultimin publik” edhe pse e kanë detyrim ligjor.

🔴 Mungesa e monitorimit të procesit të miratimit të akteve nënligjore nga #Këshilli Ministrave brenda afateve të përcaktuara nga ligjvënësit. Shpesh mosmiratimi akteve e bën ligjin të pazbatueshëm dhe si pasojë qëllimi ligjvënësit nuk arrihet për shkak të mosvullnetit të ligjzbatuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania