Pezullohet licensa e MCA Albania për shkelje të përsëritura

30 Janar, 20230
Banka e Shqipërisë ka vendosur pezullimin e licencës e Micro Credit Albania. Shoqëria financiare për kredidhënëse nuk ka zbatuar të gjitha masat administrative të vendosura nga Banka qendrore duke përsëritur shkeljet. Pas një kontrolli në korrik të 2020, pranë subjektit u evidentuan shkeljet shoqëria financiare Micro Credit mori masa për korrigjimin e situatës. Por në një kontroll të dytë në Shtator të vitit 2022, Departamenti i Mbikëqyrjes vuri re që masat ishin zbatuar pjesërisht duke konstatuar këto shkelje:
“Subjekti nuk i ka klasifikuar kreditë në përputhje me rregulloren; nuk i ka klasifikuar të gjitha ekspozimet e një klienti në të njëjtën kategori rreziku; subjekti nuk ka kryer një analizë të plotë financiare mbi aftësinë e paguese, por është bazuar në vetdeklarime të paverifikuara; subjekti nuk ka një databazë me të dhëna të plota dhe të përditësuara për të gjithë klientët e tij, ka vepruar në mënyrë të përsëritur të shkeljeve të kërkesave rregullatore për një kohë të gjatë duke favorizuar palët e lidhura dhe ka paraqitur përpara autoritetit mbikëqyrës një situatë joreale të cilësisë së portofolit të kredisë. Subjekti nuk ka respektuar kërkesat rregullatore lidhur me kufizimin e masës së penaliteteve.
Gjithashtu nga aspekti ligjor, ka patur shkelje të shumta lidhur me metodat e ndjekura për të mbledhur kreditë e këqija. Në rastet që kemi ndjekur ligjërisht, MCA ka blerë kredi të shlyera më parë, ka vendosur tarifa abuzive për ti marrë qytetarëve, ka përdorur kuti postare si adresë zyrtare, ka përdorur si përmbarues persona që nuk kanë licenca për ushtrimin e profesionit apo nuk kanë adresa sipas përcaktimeve ligjore, nuk kanë marrë dijeni mbi nisjen e procesit të ekzekutimit të titujve ekzekutivë, kanë cënuar minimumin jetik në bllokimin e pagave, dhe mbi të gjitha, ka ushtruar presion të lartë mbi qytetarët për të mbledhur kreditë.
Organizata Drejtësi Sociale këto shkelje të sipërpërmendura, i ka të evidentuara në disa procese gjyqësore të ndjekura nga ne. Gjithashtu ka asistuar qytetarët në ankesat për veprimet e përmbaruesve gjyqësorë privatë pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësore Privatë për marrjen e masave disiplinore ndaj përmbaruesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania