PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR, TË BRAKTISUR NGA SHOQËRIA DHE POLITIKAT SOCIALE

27 Shtator, 20230
Sot në Shqipëria Live ishim të ftuar për të diskutuar mbi rastin e rëndë të rrëmbimit dhe mbajtjes për një javë së një gruaje me aftësi të kufizuara në një fshat të Fierit.
Jemi të shqetësuar që prokuroria nuk ka hapur hetimet pas denoncimit publik të familjes por dhe më pas kur janë paraqitur në polici nënë e bijë. Vëmë re se ka një neglizhencë nga ana e organeve të hetimit. 37 vjeçarja nuk ka marrë asnjë ndihmë psikologjike dhe as një ekspertizë mjeko-ligjore për të vërtetuar nëse ka përjetuar abuzim seksual apo jo.
Nëpërmjet vlerësimit bio-psiko-social janë përjashtuar nga përfitimi i kujdestarisë apo pagesës së aftësisë së kufizuar familje si kjo e 37 vjeçares, kushtet ekonomike të së cilës janë përkeqësuar, e si rrjedhim edhe ato shëndetësore. Veç diskriminimit që këto familje hasin për shkak të bulizimit dhe talljes nga pjesa tjetër e shoqërisë, tashmë atyre ju mungon dhe pagesa e kujdestarisë për nënën e vajzës.
Jemi të vetëdijshëm për tabunë në shoqërinë shqiptare për të diskutuar, trajtuar dhe ndihmuar njerëzit me aftësi ndryshe. Por në rastin më të mirë, kur familja është e gatshme ta trajtojë fëmijën, mungesa e buxhetit për zbatimin e politikave të hartuara nga qeveria për trajtimin e tyre me qëllim riintegrimin në shoqëri bëhet një pengesë e re për ta. Qendra më e afërt rezidenciale për këta persona është në qytetin e Vlorës, dhe prindërit e moshuar e kanë të pamundur nga ana ekonomike që të ndjekin të bijën.
Nëse 30 vite më parë 37 vjeçarja do kishte marrë ndihmën e duhur dhe jo të largohej nga shkolla si e papërshtatshme për të ndjekur mësimet me moshatarët e saj, ajo ndoshta nuk do ishte sot një njeri i paaftë për veten, që duhet mbajtur nën vëzhgim dhe me cilësi shumë të ulët jete.
********************************
PEOPLE WITH DISABILITIES, ABANDONED BY SOCIETY AND SOCIAL POLICIES
Today in Albania Live we were invited to discuss the serious case of kidnapping and holding a disabled woman in a village in the district of Fier.
We are concerned that the Prosecutor’s Office did not open the investigation after the public denunciation of the family, but also after the mother and daughter presented themselves to the police, and we notice that there is negligence on the part of the investigation bodies. The 37-year-old woman did not receive any psychological help or a forensic expertise to prove whether she was sexually abused or not.
The new benefit scheme of the KEMP with a points system has left families like this 37-year-old woman out of assistance, whose economic conditions have worsened, and therefore also their health conditions. In addition to the discrimination these families face due to bullying and ridicule from the rest of society, they also lack economic support, given that the mother has lost custody of her daughter.
We are aware of the taboo in Albanian society to discuss, treat and help people with different abilities. But in the best case, when the family is ready to treat the child, the lack of budget for the implementation of policies drawn up by the government for their treatment with the aim of reintegration into society becomes a new obstacle for them. The closest residential center for these people is in the city of Vlora, and the elderly parents find it economically impossible to follow their daughter.
If 30 years ago the 37-year-old had received the appropriate help and not left school as unfit to attend classes with her peers, she probably would not be today an incompetent person who should be kept under observation and with very low quality of life.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania