Punën disa mujorshe me nënën (kryefamiljare) për të larguar fëmijët nga situata rrugës, e hodhi poshtë një vendim i institucioneve ku e përjashtoi familjen nga përfitimi ndihmës ekonomike.
Me shumë punë dhe mbështetje arritëm që të bindnim nënën të mos nxirrte më fëmijët ne rrugë për të lypur. E mbështetëm për ti rikthyer fëmijët në shkollë, të aplikonin për të përfituar bursë dhe të aplikonte për të përfituar bonusin e qerasë. Për një moment kur ne menduam se ja dolëm, familja përjashtohet nga përfitimi ndihmës ekonomike për 6 muaj, pasi nuk kishte regjistruar si punëkërkuese tek zyrat e punës vajzën që mbushi këtë muaj 18-vjeç. Nëna nuk kishte informacion për këtë detyrim, por as administratoria sociale nuk e kishte informuar.
Nga informacionet zyrtare rreth 10.000 familje janë përjashtuar nga përfitimi ndihmës ekonomike muajt e fundit. Ndër to, mund të ketë familje që janë larguar me të padrejtë. Ndaj, si organizatë i’u drejtuam për këtë rast me ankesë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.