Ditën e sotme morëm pjesë në takimin konsultues për projektbuxhetin afatmesëm për programin e Mbrojtjes Sociale të organizuar nga Ministria Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në takim, përfaqësuesi i Drejtësi Sociale parashtrojë këto pika:
1. Rritja e shumës së përfitimit nga ndihma ekonomike. Sipas Instat ushqimet bazë u rritën me 13.2%, ndërkohë drafti projektbuxhetit afatmesëm parashikon rritje të shumës së ndihmës ekonomike vetëm me 600 lek të reja deri në 2024.
2.Parashikimi në projektbuxhet i kostove që do të sjellë zbatimi i VKM-së për “Klientin në Nevojë” për garantimin e energjisë elektrike në nivelin bazik për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.
3.Reforma në sektorin e Ujësjellës Kanalizme ka sjellur ndërprerjen e furnizimit me ujë të një numri të konsiderueshëm të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, dhe që janë debitor.
Sugjeruam ndryshime ligjore për ti garantuar furnizimin me ujë në nivelin bazik të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe parashikimin në projektbuxhet i kostove për këtë ndryshim ligjor.