Këtë herë përfaqësuam babain gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës, pasi kishte një specifikë ndryshe nga proceset e tjera.
Duke ditur që nëna i shfrytëzonte për lypje dy fëmijët, i kërkuam gjykatës që t’i linte fëmijët për rritje dhe edukim babait.
Kërkesa jonë e drejtë u konstatua nga raporti i psikologut dhe më pas nga gjykatësi.
Kjo ndihmë ofrohet me mbështetjen e projektit “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri” zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP Albania në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).”
