Prej dy vitesh zonja nuk mund të bënte ç’regjistrimin e nënës së saj, e cila kishte ndërruar jetë në Belgjikë, nga regjistrat e gjendjes civile, pasi në aktin e vdekjes të hartuar nga institucionet Belge është shënuar gabim viti i lindjes. Në këtë situatë e mbështetëm zonjën duke i hartuar kërkesë-padinë dhe përfaqësuar në gjykatë për ç’regjistrimin e nënës nga regjistrat gjendjes civile.