Për takimin me natyrë elektorale në TKOB

7 Tetor, 20230
U zhvillua dje pranë KQZ seanca e parë e shqyrtimit administrativ të denoncimit të Drejtësi Sociale ndaj Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë, për zhvillimin e një aktiviteti me natyrë elektorale pranë hollit të Teatrit të Operas dhe Baletit.
Të dyja palët e denoncuara nuk ishin prezente dhe për të mbrojtur çështjen. Në sallë u paraqitën përfaqësues nga institucioni i Teatrit të Operas dhe Baletit, edhe pse nuk kishte ankesë në drejtim të tyre.
Pretendimi i përfaqësueseve ishte se aktiviteti nuk është zhvilluar fare pavarësisht provës me video dhe foto. Nga ana tjetër, u pretendua që aktiviteti kishte natyrë institucionale. Jemi të paqartë nëse takimi për ta ka ndodhur ose jo.
Ministrja Margariti ka hyrë në live video në faqen e saj në rrjetin facebook dhe video është ende e ngarkuar në faqe, në datën 4 maj. Në takim janë të pranishëm drejtues të lartë institucionesh shtetërore të kulturës por dhe persona të tjerë përfitues projektesh kulture të fondeve publike të ministrisë dhe bashkive. Margariti dhe Veliaj kanë bërë aty premtime elektorale për investime të tjera në fushën e kulturës. Aktiviteti nuk është raportuar si elektoral si dhe nuk bëhet me dije nga ana e palëve të denoncuara se cili institucion ishte organizatori.
Komisioneri Celibashi vendosi që të shtyhet dhënia e një vendimi deri kur të plotësohet me prova nga ana e TKOB, për prentendimin e tyre se janë zhvilluar të tjera aktivitete në atë datë. Mendojmë se për sa kohë ka video dhe foto të qarta, prova të tjera nuk ishin të domosdoshme, por sidoqoftë mbetemi pozitiv për një vendim të drejtë.
****************************
The first session of the administrative examination of the Social Justice denunciation against the Ministry of Culture and the Municipality of Tirana, for the development of an electoral activity near the lobby of the Opera and Ballet Theater, took place yesterday at the CEC.
Both denounced parties were not present to defend the case. Representatives from the institution of the Opera and Ballet Theater appeared in the hall, even though there was no complaint against them.
The claim of the representatives was that the activity did not take place at all despite the video and photo evidence. On the other hand, it was claimed that the activity had an institutional nature. We are unclear whether the meeting for them happened or not.
Minister Margariti has entered the live video on her Facebook page and the video is still uploaded on the page, on May 4. Senior leaders of state cultural institutions and other beneficiaries of cultural projects of public funds of the ministry and municipalities are present at the meeting. Margariti and Veliaj have made electoral promises there for other investments in the field of culture.
Commissioner Celibashi decided to postpone the issuance of a decision until it is completed with evidence from the TKOB, for their claim that other activities were carried out on that date. We think that as long as there are clear videos and photos, other evidence was not necessary, but nevertheless we remain positive for a fair decision.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania