Prej disa muajsh advokuam për krijimin e mënyrave alternative për testimin teorik të anëtarëve egjiptian dhe rom, të cilët nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë shqip por duan të pajisen me lejedrejtimi.
E ndërmorëm këtë fushatë advokuese, nisur nga rastet e shumta që kemi përfaqësuar anëtarët e këtyre minoriteteve në procese penale, ku janë akuzuar për drejtimin e mjeteve motorike pa lejedrejtimi.
Me vullnetin pozitiv të DPSHTRR-së, arritëm të inicojmë ndryshimin e Udhëzimit, duke krijuar opsionin që këtyre individë ti bëhen pyetjet me audio dhe ti përgjigjen me “po” ose “jo”.
Në këtë mënyrë lehtësohet pajisja me lejedrejtimi, që do të thotë (mundësi për tu ushqyer, për ata që përdorin mjete motorike për shitjen e rrobave të përdorura, mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme), por dhe shmangim procese gjyqësore që janë kosto financiare për buxhetin e shtetit.