Para disa muajsh, zonja u mbështet nga ana jonë për përfitimin e rimbursimit të energjisë elektrike.
Ditën e sotme zonja solli pranë zyrave tona dhe shoqen, e cila kishte nevojë për ndihmë ligjore.
Sipas zonjës, ajo nuk përfiton shtesën e plotë të përcaktuar me ligjin nr 29/2019, për punonjësit me statusin e metalurgut.
Pasi komunikuam me juristen e ISSH-së, iu drejtuam me shkrese për të marrë informacion për problemin e zonjës.