Pas kthimit në familje, vajzat regjistrohen në shkollë

12 Maj, 20230

Dy vajzat e familjes së I.M. tashmë po ndjekin mësimet në mënyrë të rregullt pranë të njëjtës shkollë me dy motrat e tyre.
⚖️Pasi asistuam familjen në gjyqin për kthimin e tyre në familje nga shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli, dy vajzat e vogla nisën procesin e vaksinimit sipas kalendarit në fuqi dhe më pas transferimin në shkollën që kanë më pranë vendbanimit të tyre. Qendra shëndetësore koordinoi informacionet mbi vaksinimin e tyre aktual dhe më pas realizoi një kalendar për rastin e veçantë.
📓Shkolla pritëse mori dje vlerësimet e tremujorit të dytë nga shkolla që frekuentonin kur ishin ende në institucion dhe tashmë vajzat mund të bashkohen me motrat e tyre. Sot, procesi ka mbaruar në formë zyrtare.

💡Ne jemi të bindur se familja është e vendosur për t’i shkolluar të gjithë fëmijët e tyre me arsimin bazë dhe të vazhdojë vaksinimin e dy vajzave që kanë mungesa në kalendar për shkak të ndërrimit të shpeshtë të vendbanimit. Me mbështetjen e mësuesëve të shkollës së re, shpresojmë që vajzat të ecin përpara me mësimet që t’i bashkohen bashkëmoshatarëve të tyre.

“Kjo ndihmë ofrohet në kuadër të projektit “Mbrojtja ligjore mjet për organizimin komunitar të komunitetit rom dhe egjiptian”, mbështetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania