Prej disa muajsh dy anëtarëve të minoritetit egjiptian në qytetin e Kavajës i ishin bllokuar pagat që përfitonin nga puna në kompaninë e pastrimit të qytetit nga një zyrë private e përmbarimit për shkak të mosshlyerjes së kredisë.
Pas komunikimit të paraligjorit me zyrën private të përmbarimit dhe Kompaninë Mikrofinanciare, u bë e mundur të lidhet një akt-marrëveshje për shlyerjen e debisë me këste të përballueshme, si dhe u zhbllokuan menjëherë pagat.