Paraligjori i Drejtësi Sociale në qytetin e Kavajës, vazhdon të mbështesë familjet egjiptiane për plotësimin e dokumentacionit, dhe kryerjen e tarifës që nevojitet për lidhjen kontratës së re të furnizimit me energji elektrike.
Kjo ndihmë ofrohet me mbështetjen e projektit “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri” zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).”