Paraligjori i Drejtësi Sociale në qytetin e Kavajës, vazhdon të mbështesë familje të minoriteteve egjiptian dhe rom, të cilat kanë nevojë për ndihmë ligjore parësore dhe dytësore. Zgjidhjet e martesave, procesi legalizimit, aplikim për përfitimin e pagesës së kufizuar, regjistrim civil, etj.
Kjo ndihmë ofrohet me mbështetjen e projektit “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri” zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).”