Para disa javësh paraligjori i Drejtësi Sociale në qytetin e Kavajës mbështeti z. F.A për të përgatitur dhe dorëzuar kërkesën pranë OSHEE-Kavajë për lidhjen e kontratës për furnizimin me energji elektrike.
Duke parë që kaluan disa javë dhe nuk u telefonua nga OSHEE-Kavajë, paraligjori bashkë me z. F.A kontaktuan me përfaqësues të këtij institucioni.
Përfaqësuesi u shpreh se: – Nuk na ka ardhur formulari për kryerjen e pagesës nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme.
Ditën e sotme juristia e Drejtësi Sociale kontaktoi me personin përgjegjës në Drejtorinë e Përgjithshme dhe e informoi mbi problematikën.
Pas takimit u dërgua në mënyrë të menjëhershme formulari.