“Tre ditë i lashë pa ujë, askush nuk i ra telefonit për të reaguar nga mungesa e ujit” – shprehej para disa kohësh Drejtori i Ujësjellësit Sarandë.
Siç tanimë e dimë, situata me ujin vijon të jetë problem për shumë qytetarë të vendit. Herë pas here qytetarët janë ankuar, duke nisur prej emisioneve të mëngjesit e deri te forma më të organizuara të ankesës si peticione apo ankesa pranë instuticioneve.
Njëri prej këtyre rasteve është në Elbasan. Banorët e lagjes Dyli Haxhire që ishin gjithashtu anëtare të komunitetit rom dhe egjiptian nuk furnizoheshim me ujë për disa muaj. Banoret e kesaj lagjeje bashkë me organizatën partnere
Levizja Rinore Egjyptiane & Rome, dërguan ankesë tek
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Komisioneri konstaton diskriminim dhe gjobit Ujësjellës Kanalizime Elbasan dhe Bashkinë Elbasan për mosmarrjen e masave për zbatimin e kontratës.
Në këtë situatë angazhohet avokati i Drejtësi Sociale dhe ngre padi pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, me objekt “Dëmshpërblimin e z B.XH si pasojë e sjelljes diskriminuese nga ana e UKE-së dhe Bashkisë Elbasan. Prej disa muajsh çështja është duke u shqyrtuar në këtë Gjykatë.
Këto raste na tregojne se po të bëhemi bashkë dhe të ndjekim rrugën e duhur shumë çështje mund të zgjidhen.
Ne si organizatë jemi të gatshëm të mbështesim me përfaqësim ligjor këdo që haset me situata diskriminuese.