Jemi duke ndjekur rastin e ish-noteres në qytetin e Pogradecit, të cilës prej katër vitesh i është hequr licensa e ushtrimit të profesionit por nuk ka dëshirë të dorëzojë arkivën sipas ligjit tek noteri i caktuar nga Ministria Drejtësisë.
Për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi nxitëm Ministrinë e Drejtësisë që të nxirrte urdhër ekzekutimi për marrjen e arkivës nëpërmjet Zyrës Përmbarimore.
Më pas kontaktuam me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Përmbarimor Shtetëror dhe Zyrën e Përmbarimit Shtetëror të Pogradecit për t’u interesuar mbi veprimet që janë kryer për zbatimin e këtij urdhëri.
Falë insistimit tonë, institucionet filluan të kryejnë veprime konkrete për zbatimin e këtij urdhëri.
“Kjo ndihmë ofrohet në kuadër të projektit “Mbrojtja ligjore mjet për organizimin komunitar të komunitetit rom dhe egjiptian”, mbështetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine
