Kemi zgjidhur në Lezhë rastin e regjistrimit të një fëmije i cili ka lindur nga prindër të pacelebruar. Një shqetësim i shpeshtë për familje të tilla pa celebrim është njohja e atësisë, pavarësisht se ligjërisht, prindërit kanë të drejtë ta regjistrojnë atësinë pranë gjendjes civile edhe nëse nuk janë të martuar me anë të dokumentit përcjellës nga materniteti. Ky rast nxitet dhe prej faktit se punonjesit e gjendjes civile nuk zotëronin njohuritë e duhura juridike për të ndjekur rastin sipas kuadrit ligjor të Kodit të Familjes.
Hapi i parë ishte saktësimi i adresës së nënës pranë njësisë administrative. Pasi përfunduam veprimet në e-albania, procedurat përfunduan në maternitet në Tiranë, aty ku fëmija ka lindur, me marrjen e certifikatës së lindjes.
Pasi kryem të gjitha veprimet, nëna tërhoqi me sukses edhe bonusin e bebes.
