Drejtësi Sociale vazhdon mbështetjen e saj per grupet ne nevojë të minoritetit Rom dhe Egjiptian përmes ndihmës ligjore falas.
Kësaj here ndodhemi në njësinë administrative nr.8 pranë vendbanimeve Rome të nën stacionit te trenit/ bregu lumit. Rasti i identifikuar është një familje me gjendje civile në Sarandë por që jeton prej disa vitesh në këtë zonë. Familja Shahini ka 3 fëmijë të paregjistruar në gjendjen civile 2 vajza në moshë minorene 15 dhe 7 vjeç dhe një djalë 18 vjeç.
Familja kërkoi ndihmë pranë organizatës tonë për regjistrimin e fëmijëve dhe më pas për orientim drejt shërbimeve publike. Drejtësi Sociale është duke i ardhur në ndihmë jo vetëm këtij rasti në këtë zonë por edhe dy rasteve të tjera.