Një zonje iu refuzua dy herë dhënia e lejes për të jetuar me bashkëshortin, i cili banon prej vitesh në Greqi, pasi gjatë intervistës i bënin pyetje tendencioze. Zonja kishte zhvilluar dy herë intervistën pranë ambasadës për të marrë lejen për të jetuar me bashkëshortin në Greqi, por pyetjet që i bënin nuk kishin lidhje fare me qëllimin e intervistës.
Drejtësi Sociale u kontaktua nga bashkëshorti i zonjës, i cili kërkoi që ta shoqëronim në intervistën e tretë. Para se zonja të zhvillonte intervistën, ne kontaktuam me përfaqësues të ambasadës dhe i shprehëm shqetësimin në lidhje me pyetjet e pakuptimta që i bëheshin në intervistë. Në intervistën e tretë u vu re një sjellje ndryshe nga ana e përfaqësuesve të ambasadës.