NJË FITORE E ARRITUR BASHKË ME BANORËT E LAKNASIT NË KËRKESËN E TYRE PËR UJË!

4 Shtator, 20250
NJË FITORE E ARRITUR BASHKË ME BANORËT E LAKNASIT NË KËRKESËN E TYRE PËR UJË!

Ditën e djeshme, aktivistët e Drejtësisë Sociale u bashkuan me banorët e Laknasit dhe aktivistë të tjerë lokalë, të cilët prej kohësh përballen me mungesën e ujit të pijshëm, në një protestë përpara Bashkisë Kamëz.

Në Njësinë Administrative Laknas mungon një rrjet ujësjellësi funksional. Deri më tani banorët janë detyruar ta sigurojnë ujin përmes puseve private, por gjatë kësaj vere edhe këto burime janë tharë, duke i lënë familjet pa ujë dhe pa asnjë alternativë tjetër.

Pasi dorëzuam një kërkesë me shkrim pranë Bashkisë Kamëz dhe u paraqitëm fizikisht në ambientet e saj, u zhvillua një takim me Kryetaren e Bashkisë dhe Drejtorin e UKK-së.

Nga ky takim u vendos që:

-Bashkia Kamëz do të hartojë një projekt-propozim për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Laknas;
-Projekti do të dorëzohet pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Fondit Kombëtar të Zhvillimit;
-Ky proces do të finalizohet deri në fund të muajit nëntor, në mënyrë që të përfshihet në buxhetin e vitit të ardhshëm;
-Projekti do të konsultohet përsëri me banorët, përpara se të dorëzohet.

Ndërkohë, për të lehtësuar situatën emergjente, u vendos një zgjidhje afatshkurtër: furnizimi i përditshëm me bote uji për çdo familje që ka nevojë, derisa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme.

Ky rast tregon se shpeshherë mjafton pak vullnet, organizim i komunitetit dhe orientim i duhur, për të adresuar probleme që për shumë familje janë çështje jetike.

Banorët e Laknasit, së bashku me aktivistët e “Drejtësi Sociale” në takimin me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli

© Fotografitë nga Fidane Leka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania