Banorët e një pallati në Lezhë kishin problemin e një pusete të bllokuar e cila po shkaktonte shumë probleme me jetesën e tyre normale. Pas një takimi ditën e djeshme me zyrën e Shërbimeve Publike pranë bashkisë, iu drejtuam zyrave të ujësjellësit, ku dhe dërguam një shkresë zyrtare për ankesën e banorëve. Ditën e sotme, po punohet për zgjidhjen e problemit.