Pas protestës së organizuar spontanisht nga paraligjori ynë në Fier
Panajot Alushi, njëkohësisht dhe kryeplaku i fshatit Drizë, pas kaq shumë vitesh kërkesa të rëna në vesh të shurdhër, po nis asfaltimi i rrugës për në fshat.
“Presioni” që ushtruan banorët mbi pushtetin vendor dhe parashtrimi i kërkesës se nëse nuk nisnin punimet e rrugës asnjë banor i fshatit nuk do votojë në zgjedhjet e 14 majit, ishin efektiv.
Organizimi, kontakti direkt me pushtetin vendor dhe vota janë mënyra si qytetarët mund ta marrin mbrapsht fuqinë për të arritur disa të drejta bazike siç është infrastruktura.