Ngërçi i kontratës së qirasë

19 Shtator, 20230

⏰Zonat më të prekura nga tërmeti i vitit 2019 vazhdojnë ende në vitin 2023 të trashëgojnë problematikat e pronës dhe legalizimeve. Zonja kërkoi një sqarim sesi të veprojë pas rikthimit nga Gjermania, në kushtet ku shtëpia ku banonte para tërmetit, ishte e palegalizuar. 🏚️Sot ndërtesa nuk ekziston më dhe familja nuk ka përfituar asnjëherë bonus qiraje, edhe pse shtëpia e saj është prekur nga rindërtimi.
✔️E sqaruam që në këtë pikë, do ishte më e lehtë që të veprohej në kuadër të bonusit të qirasë për familje të pastreha sesa në lidhje me tërmetin, pasi mungesa e një dokumenti për banesën ose truallin, i penalizon në përfitimin e një bonusi për trajtimin e familjeve të prekura nga tërmeti i vitit 2019.
🔜Në komunikimin që ka pasur me njësinë vendore, asaj sot i është kërkuar një kontratë qiraje. Me vendimin e fundit, kjo pikë është e panevojshme për të përfituar bonus qiraje, dhe për këtë arsye, do ju drejtohemi njësisë vendore me një shkresë për t’i informuar për këto ndryshime ligjore. Nëse nuk gjehet një zgjidhje, do i drejtohemi institucioneve të tjera si Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatit të Popullit.

“Kjo ndihmë ofrohet në kuadër të projektit “Mbrojtja ligjore mjet për organizimin komunitar të komunitetit rom dhe egjiptian”, mbështetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine” Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine

********************************************************************
⏰ The areas most affected by the 2019 earthquake still continue in 2023 to inherit the problems of property and legalization. The lady asked for an explanation on how to act after returning from Germany, in the conditions where the house she lived in before the earthquake was illegal. 🏚️Today the building no longer exists and the family has never benefited from a rent bonus, even though its house has been affected by the reconstruction.
✔️We clarified that at this point, it would be easier to act within the framework of the rent bonus for homeless families than in relation to the earthquake, since the lack of a document for the apartment or land, penalizes them in benefiting from a bonus for treatment of families affected by the 2019 earthquake.
🔜In the communication she had with the local unit, she was asked for a rental contract today. With the last decision, this point is unnecessary to benefit from the rent bonus, and therefore, we will address the local unit with a letter to inform them of these legal changes. If a solution is not found, we will turn to other institutions such as the Commissioner for Protection from Discrimination and the Ombudsman.

“This assistance is offered within the project “Legal protection tool for the community organization of the Roma and Egyptian community”, supported by the Open Society Foundation for Albania”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania